Aktuale

Disa qytetarë të frikësuar nga tërmeti po largohen nga Shkupi (Foto)

Pas tërmetit që goditi sot pasdite në ora 15:10 dhe që është ndjerë në të gjithë territorin e Maqedonisë, në Shkup më fortë, ishte me intensitet prej 5.3 të shkallës së Rihterit.

Shumë qytetarë të Shkupit ende vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë nga frika goditjes së ndonjë tërmeti të ri.

Ekipi i Tv Nova ka regjistruar disa qytetarë duke i paketuar plaçkat e tyre dhe të frikësuar duke u larguar nga Shkupi.