Kuriozitete

Disa prej veprimeve që duhet ndjekur në rast tërmeti (Ilustrim)

Shqipëria është goditur nga një prej tërmeteve më të forta në dekadat e fundit, ku deri tash zyrtarisht është njoftuar për shtatë të vdekur.

Dridhjet e tërmetit me epiqendër në Durrës, janë ndier edhe në Kosovë.

Në rast të dridhjeve të tokës ka disa metoda për t’u mbrojtur.

1. Uluni.

2. Mbulohuni nën diçka (tavolinë).

3. Mbështetuni diku.

4. Qetësohuni (Provoni që ta ruani qetësinë sa më shumë që është e mundur).

5. Drejtohuni në pjesët qendrore (Qëndroni sa më larg mobilieve, dritareve dhe llampave).

6. Dilni jashtë (Qëndroni larg rrokaqiejve, mureve të larta dhe lart shtyllave elektrike).

7. Ndaloni nëse jeni duke ngarë veturën (Nëse jeni duke vozitur ndaluni në një vend të sigurt, ndizni katër treguesit dhe qëndroni brenda veturës).

8. Nëse përdorni karrocë invalidore (vendosni frenat, kërkoni një vend të sigurt dhe mbrojeni kokën me dy duart).

9. Në rast se ndodheni në vend të mbingarkuar (Mbrojeni kokën me duart tuaja dhe mbulohuni me ndonjë ulëse apo hyni nën tavolinë.