Aktuale

Disa persona sulmojnë mjekun në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër.
Mësohet se një mjek shërbimi në një spital është goditur nga disa persona.

Nga se bëhet e ditur, mjeku pediatër Skdënder Duka është goditur nga familjarët e një fëmijë të sëmurë.

Nga se mësohet paraprakisht, prindërit kanë kërkuar që fëmija të shtrohet në Pediatri, pasi mjeku e kishte lënë atë në pavijonin e neurologjisë.