Ditët e fundit në Kosovë pati reshje të mëdha shiu e si pasojë disa qytete u vërshuan. Disa nga qytetet më të dëmtuara janë Gjakova, Fushë- Kosova, Drenasi, Klina e Lipjani.
Madje në Gjakovë e Drenas, disa familje u evakuan pasi vërshimet ia dëmtuan shtëpitë.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka kontaktuar me zëdhënësin e komunës së Podujevës, për ta pyetur rreth gjendjes në këtë komunnë.
Fatri Zhitia ka thënë për FaktePlus se gjendja në Podujevë është stabile.
“Gjendja në Podujevë është stabile. Lumenjt nuk kanë dalur nga shtrati i tyre dhe nuk ka pasur nevojë që të evakuohet asnjë familje.”, ka thënë Zhitia.
Ai gjithashtu ka njoftuar se ekipi emergjent tani ka dalur në terren, për ta mbikëqyrur situatën dhe për të reaguar në rast nevoje.
“Ekipi Emergjent i komunës së Podujevës ka dalur në terren për ta kontrolluar gjendjen me vërshimet, që nëse ka nevojë të ndihmojë.”, ka thënë Zhitia.
Zhitia ka thënë për FaktePlus, se të gjithë qytetarët e Podujevës që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë në qendrën e thirrjeve.
“Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë si pasojë e vërshimeve, mund të thërrasin në qendrën e thirrjeve dhe komuna do t’i ofrojë ndihmë.”, ka thënë Zhitia.
Ndërsa sot është raportuar se disa fshatra të Podujevës janë bllokuar, e madje nuk kanë pasur energji elektrike.