ShowBiz

Disa ditë para ditëlindjes, befasitë s’kanë të mbaruar për Kylie Jenner

Duket se kjo ditëlindje do të jetë e paharruar për Kylie Jenner.

Kylie Jenner më 10 gusht feston ditëlindjen, por festa për të ka filluar disa ditë më parë, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, Kylie u befasua nga partneri i saj, Travis Scot, i cili ia kishte bërë dhuratën më romantike asaj, duke e mbuluar gjithë shtëpinë me petale trëndafilash.

Së fundi, ajo ka postuar disa imazhe të reja, përmes së cilave tregon dhuratat tjera që i ka marrë me rastin e ditëlindjes.

Një prej tyre, ishte dhuratë e motrës së saj Kim, e për këto dhurat bukuroshja dukej shumë e lumtur dhe me dëshirë i ndante me ndjekësit. /Lajmi.net/