Aktuale

Disa deputetë të VV-së shoqërohen në polici, Haxhiu: Vendim i paligjshëm

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu vlerësoi se disa nga deputetët e kësaj partie janë nxjerrë dhunshëm nga salla e Kuvendit të Kosovës.

“Vendimi është i kryesisë dhe jo i policisë dhe prokurorisë” është shprehur Albulena Haxhiu.Ajo e cilësoi këtë veprim si të paligjshëm dhe tha se kryesia nuk ka të drejte të kryejë një veprim të tillë.

Gjithashtu bëri të ditur se do të kthehen në kuvend dhe do të vazhdojnë kundërshtimin e demarkacionit, ngaqë, sipas saj, nuk lejojnë faljen e territorit.

Policia e Kosovës aktualisht është në sallën e Kuvendit të Kosovës duke ekzaminuar vendi, ndërsa seanca pritet të rifillojë në 16:30.Deputetët Drita Millaku, Liburn Aliu, Sali Zyba, Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli janë nxjerre nga salla dhe janë shoqëruar ne polici, pasi kishin hedhë gaz lotsjellës tre herë në kuvend.