Rajon & Botë

Dikur mbretër, sot primitivë (Foto)

Fotoreporteri gjerman Ram Paudel ka publikuar për herë të parë fotografi nga jetesa e një fisi në shtetin e Nepalit. Fotoreporteri ka shkuar në vendin e origjinës dhe ka realizuar fotografitë për jetesën e fisit Raute, i cili jeton në kushte primitive. Ky set fotografik është publikuar në portalin nolm.us.

Rautet që jetojnë në pjesën perëndimore të Nepalit ndërrojnë shpesh vend dhe jetojnë mes pyjeve.

Është interesant fakti që shumë kohë më parë ky fis njihej edhe me emrin “Mbretërit e Pyjeve” por tashmë kanë ngelur të vetmuar në jetesën primitive.

Sipas fotoreporterit ky fis jeton duke konsumuar drithëra dhe mishin e majmunit. /GazetaExpress/.