Aktuale

Dikoviqit i hyn tuta: Ndoshta do të jem në listën e Interpolit kosovar

Ish-shefi i Forcave të Armatosura Serbe, Lubisha Dikoviq ka thënë se mendon që Kosova ka gjasa reale të pranohet në Interpol.
“Kur e shohim realitetit, nuk duhet të jemi të befasuar nëse Kosova i bashkohet kësaj organiztare ndërkombëtare”, thotë ai në një intervistë për TV Prve të Serbisë.

I pyetur lidhur me spekulimet se nëse Kosova bëhet anëtare e Interpolit, shumë serbë, përfshirë edhe vetë Dikoviqin mund të jenë në listën e Kosovës, ai ka thënë se mund të jetë e vërtetë që ‘shumë pjesëmarrës në luftën e Kosovës mund të jenë në këtë listë”.

“Mendoj se njerëzit që kanë qenë në zinxhirin komandues, nga më të ulëtat deri në më të lartat, pra që morën pjesë në aksionet në Kosovë, mund të jenë në këtë listë’, ka thënë Dikoviq, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se ‘e ka ndërgjegjen e pastër’ dhe se nuk do të lejojë ‘kurrë që të jetë ‘një i rrëmbyer’.

the authorBurbuqe Metolli