Autoritetet greke njoftuan të mërkurën se zjarri ka dëmtuar seriozisht xhaminë e periudhës së Perandorisë Otomane, e cila ishte në proces të restaurimit, transmeton AP.
Zjarrfikësit thanë se zjarri kishte shpërthyer në mëngjes në afërsi të xhamisë Bajazit, njëra nga më të rëndësishmet e këtij lloji në rajon.