Sot në mëngjes një veturë është kapluar nga flakët në afërsi të shkollës së mesme ekonomike në Pejë.
Një veturë është përfshirë nga zjarri para pak çastesh në Pejë, përkatësisht afër shkollës së mesme ekonomike.
Sipas dëshmitarëve të rastit, disa qytetarë kanë intervenuar që ta ndalin zjarrin mirëpo nuk ia kanë arritur, shkruan indeksonline.
E shkaqet pse ka ndodhur kjo ende nuk dihen, derisa pritet që policia të dërgojë raport policor për këtë ngjarje./GazetaExpress/