Aktuale

Digjet stalla me ushqim bagëtish në Istog

Policia e Kosovës bën të ditur se në fshatin Tomoc të Istogut një stallë me ushqim bagëtish është përfshirë nga zjarri

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ku një person ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshirë nga zjarri stalla me ushqim bagëtish, një sasi dru për djegie dhe disa vegla pune.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./GazetaExpress

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/digjet-stalla-me-ushqim-bagetish-ne-istog-624189/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

the authorBurbuqe Metolli