Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrethana tani për tani të pasqaruara i është djergur stalla dhe një objekt përcjellës një qytetari nga komuna e Lipjanit.
Nga ky zjarr që mund të ketë qenë aksidental, përveç dëmeve materiale nuk raportohet të ketë shkaktuar lëndime në njerëz.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura, nga zjarri është përfshirë stalla dhe një objekt përcjellës. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, njofton policia.
Aktualisht askush nuk është arrestuar dhe njësitet policore vazhdojnë të hetojnë lidhur me rastin./FaktePlus