Selia e Partisë Demokratike Serbe (DSS) në veri të Mitrovicës, është djegur mbrëmë rreth orës 3:00 pas mesnate, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Mësohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.
Deri tani, nuk dihen motivi dhe autorët e këtij incidenti./A.Damati/