Aktuale

Digjet punëtoria e dritareve plastike

Një punëtori e dritareve plastike është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rugën “Albaniku”, në Podujevë mbrëmë rreth orës 18 e 30.

Policia raporton se si pasojë e zjarrit nga tymi lëndime të lehta kanë pësuar katër anëtar të familjes, pasi që kati i dytë shfrytëzohet për banim dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori./KosovaPress/