Një zyre e arkivit komunal të Pejës është kapluar nga zjarri gjatë natës, ku dyshohet se shkaktar ishte një ngrohëse elektrike që kishte qenë e kyçur gjatë tërë natës.
Si pasojë e zjarrit, është djegur një kompjuter, një printer dhe një tavolinë e punës.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe eksperti i zjarreve. Rasti është duke u hetuar./KosovaPress/