Aktuale

Digjet një veturë në Prishtinë

Një veturë në rrethana të panjohura i është përfshirë nga zjarri dje në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri”, ku është djegur vetura e tipit Fiat. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa, njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar./KosovaPress/