Për shkaqe të panjohura një veturë është përfshirë nga flaka.
Në rrugën “Gjon Kenedi” në Mitrovicë një qytetarë mashkull K/Serb mbrëmë në mesnatë ka njoftuar në polici se për shkaqe të panjohura zjarri e kishte kapluar veturën e tij.
Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar./Lajmi.net/