Aktuale

Digjet një veturë në lëvizje në Prishtinë (Foto)

Një automjet është djegur në lëvizje në mbrëmjen e së dielës në kryeqytetin e Kosovës.

Incidenti ka ndodhur në hyrje të Prishtinës, tek rrethrrotullimi kryesor, i cili çon drejt Mitrovicës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës për Gazetën Express.

Sipas zëdhënësit të PK’së, Daut Hoxha, nga ky incident, që ka ndodhur në orën 18, nuk ka të lënduar, ndërsa njësitet relevante kanë reaguar në vendin e ngjarjes. /Express/