Një stan në bjeshkë të fshatit Isniq është djegur i tëri. Viktima ka raportuar në Polici se stani i tij është përfshirë nga zjarri për shkaqe tani për tani të panjohura.
Vlera e dëmit të shkaktuar sipas viktimës është rreth 5 mijë euro. Nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar./KP