Aktuale

Digjet një stallë e bagëtive në Drenas

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është përfshirë nga zjarri një stallë e bagëtive në Drenas.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur te gjitha njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Si pasojë e zjarrit janë djegur çatia dhe ushqimi i bagëtive me vlere te konsiderueshme. Nuk raportohet për të lënduar. /KosovaPress/