Aktuale

Digjet një shtëpi në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtëpi në fshatin Leshan të Suharekës është përfshirë nga zjarri për arsye ende të panjohura.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar”, thuhet në raport të policisë.