Aktuale

Digjet një shtëpi në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Llaushë të Skenderaj, gjatë ditës së djeshme, një mashkull shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia  e tij.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.

“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.