Një shtëpi dhe një objekt përcjellës në Pejë, në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri.
Rasti e ka raportuar në Polici, babai të dëmtuarit.
Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./KosovaPress/