Aktuale

Digjet një shtëpi në Ferizaj

Një person është lënduar në Ferizaj derisa tentonte ta shuaj zjarrin që kishte kapluar shtëpinë e vëllait të tij.

Policia njofton se djegia e shtëpisë ka ndodhur dje në orët e paradites dhe ende nuk dihet shkaktarët.

“Viktima mashkull është dërguar për tretman mjekësor, pasi që i njëjti ka tentuar ta shuaj zjarrin në shtëpinë e vëllait të tij. Në vend të ngjarjes kanë dal njësitë relevante dhe kanë shuar zjarrin”, thuhet në raportin ditor të policisë.