Aktuale

Digjet një lokal dhe një veturë në Prishtinë

Një lokal është përfshirë nga zjarri në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Ndërsa, në rrugën “Shaip Kamberi”, në Prishtinë, një veturë e cila ishte e parkuar, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri dhe është djegur tërësisht. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./KosovaPress/