Fabrika “Kamel” në Mitrovicë, e cila merret me prodhimin e smokave, keksave dhe krembananeve, është përfshirë nga zjarri.
Në një fotografi të dërguar në redaksinë e KosovaPress-it shihen dëmet që janë shkaktuar nga zjarri në këtë fabrikë, ndërsa supozohet se shkak i zjarrit kanë qenë problemet me energji elektrike.
Lidhur me këtë rast, KosovaPress ka kontaktuar njërin nga pronarët e kësaj fabrike, Lulzim Deva, i cili ka konfirmuar përfshirjen e kompanisë nga zjarri.
Sa i përket dëmeve të shkaktuar nga zjarri, Deva ka thënë se për një gjë të tillë do të mund të flasë nesër, pas orës 10:00, kur edhe do të bëhet konstatimi i dëmeve.
Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, i kontaktuar nga KosovaPress, ka thënë se dyshohet që shkaktar të jetë rryma, ndërsa vlera e dëmit akoma nuk është përcaktuar.