Aktuale

Digjet një depo në Han të Elezit

Në rrethana të panjohura është përfshirë në zjarr një depo me ushqim të bagëtive në Han të Elezit.

Rasti ka ndodhur dje në ora 15.00, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.