Gjatë pasdites së sotme një depo në Fushë Kosovë është përfshirë nga flakët e zjarrit. Raportohet se disa persona kanë djegur mbeturina në një zonë e në Fushë Kosovë. Nga flakët është përfshirë pastaj edhe një depo.
Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes si dhe kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Mund të ju konfirmojë se policia ka marrë informatë për një zjarr në Fushë Kosovë. ekipet e policisë bashkë me emergjencën janë në vendin e ngjarjes si dhe është lokalizuar zjarri i cili nga ndezja e disa mbeturinave ka përfshirë pastaj edhe një depo. Nuk ka të lënduar”, a thënë Hoxha./FaktePlus