Më shumë se 4 mijë refugjatë janë evakuuar nga kampi Moria në ishullin grek Lesbos pas një zjarri të madh që shkatërroi tendat dhe shtëpitë e improvizuara.
Nuk janë raportuar të lënduar dhe disa refugjatë janë lejuar që të kthehen në kamp. Policia ende po heton nëse zjarri ishte i paramenduar por një punëtor ndihmës thotë se ka filluar pas një konflikti rreth ushqimit, shkruan BBC.
Ka rreth 5.600 refugjatë aktualisht në Lesbos, sipas OKB-së, por ishulli ka kapacitet për 3.600 refugjatë, transmeton KosovaPress.
Zjarri ka shkatërruar 30% të kampit, sipas Aris Vlashopoulos, një punëtor ndihmës me shoqatën e bamirësisë zvicerane SAO. “Njerëzit po kthehen në kamp aq sa mund ta shoh unë, por një numër i madh i refugjatëve është në rrugë, duke fjetur jashtë”, shtoi ai.