Aktuale

I digjet izolimi i shtëpisë nga bombola e gazit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan gjatë ditës së djeshme, është raportuar se si pasojë e pakujdesisë së të dyshuarit mashkull shqiptar, nga ana e bombolës së gazit është përfshirë nga zjarri izolimi (stiropori) i shtëpisë pronë e viktimës mashkull serb.

Në njoftim të Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.