Aktuale

Digjet çatia e shtëpisë së kulturës në Dragash

Sot në orët e paradites është djegur shtëpia e kulturës në Dragash. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj djegie, mirëpo, përveç dëmeve materiale pasoja në njerëz nuk ka.

Zyrtarë policorë në rajonin e Prizrenit kanë konfirmuar rastin në fjalë për KosovaPress, duke thënë se përveç dëmeve material, pasoja në njerëz nuk ka. Policia dhe hetues rajonal menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes .

“Sot rreth orës 10:20 policia ka pranuar një informatë se shtëpinë e kulturës në Dragash e ka përfshirë zjarri. Zjarri ka përfshirë çatinë e shtëpisë së kulturës dhe pritet që ekspertët të Njësive preventive të zjarrit të dalin me raport zyrtarë për shkaqet e zjarrit. E dimi se ka pasur Zyra në  këtë objekt kulturor, por nuk mund të konfirmojmë se ka qenë edhe redaksia e radios “Gora””, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha. /KosovaPress/