Aktuale

Digjen dy vetura në një parking në Lisiçe të Shkupit

Mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, rreth 30 minuta pas mesnate, në një parking në lagjen Lisiçe e Re në Shkup janë djegur dy makina.

Policia njoftoi se nga zjarri kanë pësuar vetura “grand cherokee”, pronë e D.G. (38) dhe “fiat uno”, pronë e M.A. (26) gjithashtu nga Shkupi.

Tash për tash nuk dihen arsyet për shpërthimin e zjarrit./Gazeta Express/