Në rajonin e Pejës janë djegur dy stalla kafshësh mbrëmë.
Njëri rast ka ndodhur në Lebushë të Deçanit ku pronari ka raportuar në Polici se i është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive.
“Fsh. Lebushë, Deçan 31.12.2018 – 21:45. Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se në rrethana të pa njohur është përfshirë në zjarr stalla e bagëtive. Njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Për momentin nuk dihet vlera e dëmit”, thuhet në njoftimine PK, përcjell lajmi.net.
Por ndryshe ndodhi në fshatin Brolic të Pejës ku pronari ka treguar se nipat e tij duke ndezur fishekzjarrët aksidentalisht i kanë vënë zjarrin stallës së tij.
“Fsh. Brolic, Pejë 01.01.2019 – 00:10. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se nipat e tij duke ndezur fishkë zjarre aksidentalisht i kanë vënë zjarri stallës së tij. Njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit vlera është rreth 4000 euro”. /Lajmi.net/
Të NgjajshmeEmina Cunmulaj nis 2019-ën me një puthje pasionante nga bashkëshorti milioner Rama shpërndan çeqet e para me rritje për fëmijët që erdhën në jetë këtë vit Këto janë temperaturat që do të na shoqërojnë në ditët e para të vitit Real Madrid, skuadra më e mirë në vitin 2018 Këta VIP-a shqiptarë u bënë prindër për herë të parë në vitin 2018 Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë, shkaktarë mjetet piroteknike