Beyonce ka linja perfekte trupore dhe ‘sekretin’ e ka zbuluar edhe për të tjerët.
Këngëtarja Beyonce ka folur për dietën strikte për linjat perfekte trupore pas lindjes.
Këngëtarja e famshme ka zbuluar vështirësitë në dokumentarin “Homecoming” dhe dietën strikte që ndoqi për tu dukur e përsosur në skenë.
“Në mënyrë që t’i arrija qëllimet e mia, e limitova veten në një dietë pa bukë, pa karbohidrate e pa sheqer, pa mish, pa peshk e pa alkool… isha e uritur. Nuk është si dikur që mund të bëja prova deri në 15-të orë në ditë. Vetëm që të kuptoj si të balancoj të qenit nënë e një 6-vjecareje dhe binjakëve, kishte shumë punë. Tani kam fëmijë, kam bashkëshort, duhet të kujdesem për trupin tim”, tha këngëtarja.
Dokumentari për fituesen 23 herë të Grammy u realizua nga Netflix./Lajmi.net/