Hulumtimet e mëhershme kanë pohuar se ushqimi tradicional mediteran i pasur me vaj ulliri, drithëra, pemë, perime, peshq, arra, bajame, lajthi, etj., ndërsa i varfër me ushqime të mishit mbron nga sëmundjet kardiovaskulare.
Mirëpo tani shkencëtarët spanjollë kanë pohuar se e njëjta gjë ndikon pozitivisht edhe në parandalimin e diabetit tip 2, transmeton “Zeri.info”.
Gjatë një periudhe tetëvjeçare studiuesit kanë përcjellë shprehitë ushqyese të 13.000 pjesëmarrësve në studim.
Rezultatet kanë treguar se rreziku për zhvillimin e diabetit tip 2 është zvogëluar për 83 për qind te pjesëmarrësit të cilët në shprehitë e tyre ushqyese kanë përfshirë dietën tradicionale mediterane.
Ky studim ka treguar se personat të cilët në dietën e tyre të përditshme kanë përfshirë ushqime mediterane kanë zvogëluar për 83 për qind rrezikun e paraqitjes së diabetit të tipit 2, në krahasim me ata që nuk kanë përdorur ushqim të tillë.
Prandaj, për të ulur sa më shumë rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje sugjerohet që në dietën tuaj të përfshini ushqime të shëndetshme dhe konsumim sa më të paktë të mishit, sidomos atij të kuq. /ZËRI/