Aktori i famshëm hollywoodian, Leonardo DiCaprio, fitues i çmimit “Oscar” dhe ambasadori i OKB-së për paqe, është i njohur edhe si aktivist i ekologjisë dhe tani ai ka pranuar që të promovojë veturat elektrike.
Ai do të promovojë veturat elektrike për një kompani kineze, jo shumë të njohur, BYD Auto, transmeton Koha.net. DiCaprio në tregun kinez do të promovojë veturat e tyre ekologjike, gjë që nënkupton se do të vazhdohet angazhimi i tij në Kinë.
“Njerëzit në mbarë botën e kuptojnë se veturat që lëvizin me lëndë djegëse janë joefikase dhe janë një nga kërcënimet më të mëdha për planetin Tokë”, ka thënë aktori në një deklaratë me rastin e emërimit të tij ambasador i BYD Auto.
BYD Auto në dhjetë muajt e parë ka shitur rreth 84 mijë vetura elektrike, shprehur në përqindje i bie diku rreth 130 për qind, ndërsa në tregun kinez në të njëjtën periudhë janë shitur rreth 337 mijë vetura jo elektrike.
Kina është duke luftuar me ndotjen e madhe të ajrit dhe ka vendosur që secilin klient që blen veturë elektrike ta subvencionojë me një shumë prej 13 mijë dollarësh.