Aktuale

“Dialogu, rruga e vetme që i çon të dyja vendet përpara”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se institucionet dhe politika kosovare janë të përkushtuara për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Sipas tij, të dyja vendet duhet të ndërtojnë një raport evropian dhe të cilësisë së mirë, në mënyrë që ta përshpejtojnë rrugën drejt integrimit evropian.

Kreu i shtetit në konferencën e përbashkët me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker shtoi se dialogu është rruga e vetme që i çon të dyja vendet përpara, njofton Klan Kosova.

Thaçi ka folur edhe për strategjinë e Zgjerimit të BE-së me ç`rast ka thënë se “Kosova është Evropë dhe është e mishëruar në vlerat evropiane”.

“Unë kam besim se rrugëtimi i Kosovës për të ardhmen evropiane do të jetë më i shpejt, më i sigurt sesa shumë skeptik që e presin”, deklaroi ai.