Dhurata Dora ka krijuar një set të ri fotografik.
Dhurata dora dihet se është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, shkruan lajmi.net.
Paraqitjet në rrjete sociale i ka mjaft të shpeshta, ku ndan imazhe nga përditshmëria apo jeta profesionale, e së fundmi Dhurata ka vendosur të sjellë diçka të re për ndjekësit.
Me flokë të ndarë në mes e të lidhur lart, ajo duket mjaft e re dhe e bukur ndërsa grimi i çuditshëm është çka e bën këtë paraqitje më interesante dhe të veçantë.
Projekti i fundit muzikor i këngëtares mbetet bashkëpunimi me rep artistin e njohur Azet, i cili u prit tejet mirë nga publiku./Lajmi.net/