Dhurata Dora së shpejti do ta publikojë këngën e re.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, së shpejti do ta publikojë projektin e saj më të ri muzikor, shkruan lajmi.net.
Në fakt kjo këngë do të jetë në bashkëpunim me reperin shqiptar i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet.
Këtë konfirmim dyshja e kanë bërë para pak ditësh ndërsa bazuar në një postim të fundit që e ka bërë Dhurata, duket se xhirimet veq kanë filluar.
Këngëtarja duket atraktive, e se kur do të publikohet kënga ende nuk dihet./Lajmi.net/