Dje ishte dita ndërkombëtare e Gruas.
Ndonëse u kërkua që gruaja të ketë të drejta e të mos dhunohet, dje në fshatin Dardhishte, të Obliliqit, një person ka bëtë gruan për spital, transmeton lajmi.net.
Siç njofton policia, personi në fjalë është arrestuar, ndërsa gruaja është mjekuar për plagët e marra.
“Fshati Dardhishtë-Obiliq 08.03.2020, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.