Aktuale

Dhunon dhe grabit në plazh të moshuarën, pranga 36 vjeçarit shqiptar

Një 36 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasditen e shkuar në Savona.

Arrestimi i tij erdhi në shëtitoren “Corso Colombo”, pas grabitjes së një 57 vjeçareje italiane në plazh.

Viktima i tha policisë se ishte goditur në fytyrë nga një shqiptar dhe më pas i kishte grabitur telefonin celular dhe një shumë prej 160 mijë eurosh.

Policia e arrestoi shqiptarin jo shumë larg vendit të ngjarjes, duke i gjetur edhe shumë e grabitur të parave, të cilat iu kthyen gruas.