Aktuale

Dhunoi mjekun, arrestohet nga policia

Një 39 vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të Detyrës” ndaj një mjeku.

Arrestimi i Ilir Alushajt u bë në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ditën e djeshme.

Sipas Policisë, ky person ka goditur me grushta shtetasin me inicialet A.H, 33 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Fier, me detyrë Specialist i Laboratorit Mikrobiologjik të Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.