Aktuale

Me dhunë ia merr foshnjën

Një person i komunitetit rom është arrestuar në Obiliq, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij dhe gjithashtu me dhunë ia ka marrë foshnjën e tyre.

I dyshuari gjatë arrestimit nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/