Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, ka arritur në spitalin e Shkupit “8 Shtatori”, në vizitën te të aksidentuarit në autostradën Shkup – Tetovë.
Ivanov sapo ka arritur në spitalin e Shkupit, ku janë të shtrirë 31 të lënduar, raporton Televizioni 7 nga vendi i ngjarjes.
Në spital, nga aksidenti i djeshëm kanë arritur në spital 36 të lënduar, por katër nga ta nuk i mbijetuan plagëve të marrë.
Kirurgët e Spitalit “8 Shtatori”, kanë konfirmuar për Gazetën Express se 11 të tjerë kanë vdekur në vendin ku ndodhi aksidenti.
Ekipi i T7 nga Shkupi ju sjell lajme më të fundit nga ngjarja tragjike. /Express/