ShowBiz

Dhëndri miliarder, vjehrri edhe më miliarder – kështu dukej dasma që pushtoi mediat botërore (Foto/Video)

Ishte një fundjavë e një dasme për ta kujtuar, dasmë kjo për dy trashëgimtarët jashtëzakonisht shumë të pasur dhe 600 miqtë e tyre gjithashtu shumë të pasur dhe të famshëm – në rivierën franceze.

Alberto Mugrabi, djali 46-vjeçar i industrialistit izraelit dhe koleksionistit të artit Jose Mugrabi, i tha ‘Po’ 23-vjeçares Colby Jordani, të bijës së miliarderit 68-vjeçar nga Chicago, biznesmenit John W. Jordan II, përcjell Telegrafi.

Për një martesë që thuhet se kushtoi hiq më pak se 5 milionë dollarë, çifti mori me qira gjithë pronat përreth, edhe pse të ftuarit kishin për të paguar për dhomat e tyre.

Lista e mysafirëve përfshinte supermodelet Karlie Kloss dhe Heidi Klum, binjakët Olsen, Princesha Beatrice, dhe Owen Wilson – i cili ishte një nga dhëndrit e Mugrabit.

q1

q2

q3

q4

q5

q6

q7

q8

q9

q10

q11

q12

q13

q14