Arsim & Kulturë

UP dhe AAB prijnë në ranglistën e universiteteve botërore Webometrics

Janë publikuar rezultatet e edicionit të janarit, të ranglistës së universiteteve botërore Webometrics.

Bazuar në këto rezultate, listës së universiteteve të Kosovës, sërish i prijnë Universiteti i Prishtinës dhe Kolegji AAB.

Krahasuar me ediconin e muajit korrik 2017, kur kishte pësuar rënie në rangimin e universiteteve botërore, sipas Webometrics, Universiteti i Prishtinës këtë radhë ka arritur të përmirësojë pozicionin e vet duke u ranguar për 640 vende më lartë në listë.

Sipas rezultateve të shpallura sot, në këtë ranglistë, lider i arsimit jopublik të Kosovës, vazhdon të mbetet Kolegji AAB, i cili pozicionimin e vet në raport me universtetet botërore e ka përmirësuar për 1107 vende, duke mbajtur kështu edhe pozicionin më të mirë të të gjitha institucioneve jopublike në rajon, njofton Klan Kosova.

Ndryshe, Universiteti i Prishtinës dhe Kolegji AAB, mbeten të vetmet institucione shqiptare të cilat në rangimet që bën ëebometrics, ditë më parë kanë arritur të futen edhe në mesin e 5 mijë universiteteve botërore të ranguara sipas citimeve në Google Scholar.

Ranglista e universiteteve botërore sipas Webometrics, shpall rezultatet dy herë në vit, në janar dhe në korrik ndërsa në të përfshihen rreth 30 mijë universitete botërore. Në tri pozitat e para të kësaj rangliste janë radhitur: Universiteti i Harvardit, Universiteti i Stanfordit dhe Universiteti i Masaçusetsit.

klankosova.tv