Pas konfirmimit të një rasti me koronavirus në fshatin Topanicë të Kamenicës, ka nisur dezinfektimi i rrugëve të këtij fshati, raporton Express.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës ka marrë vendim që fshati Topanicë i komunës së Kamenicës të vendoset në karantinë.
Sipas vendimi, kjo masë vendoset për shkak që qytetarët kanë pasur kontakt direkt me personin i cili rezultoi pozitiv me coronavirus.
“Fshati Topanicë, Komuna e Kamenicës shpallet zonë karantinë pasi që banorët e këtyre fshatrave dyshohen se kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personat e infektuar me coronavirus COVID-19”, thuhet në vendim./Gazeta Express