Rajon & Botë

Dezertuesit nga Koreja Veriore tregojnë shenja të ekspozimit ndaj rrezatimit

Te të paktën katër dezertues nga Koreja Veriore janë zbuluar shenja të ekspozimit ndaj rrezatimit, njoftoi sot qeveria jugkoreane.

Ekspertët megjithatë nuk mund të konfirmojnë se kjo është e ndërlidhur me programin e zhvillimit të armatimit nuklear në veri të gadishullit.