Media gjermane “Deutsche Welle” ka ngritur padi në Ankara kundër qeverisë turke për shkak të një interviste që qeveria turke e ka konfiskuar.
Deutsche Welle ka ngritur një padi në një gjykatë në Ankara kundër qeverisë turke, duke kërkuar që një intervistë me një ministër të publikohet, intervistë kjo e konfiskuar nga qeveria turke, njofton DW përmes një komunikate për media, transmeton Gazeta Express.
Transmetuesi gjerman ka thënë se pas xhirimit të kësaj interviste me ministrin turk të rinisë dhe sporteve, Akif Cagatay Kiliç që e kishte dhënë për DW’në në emisionin “Zona e Konflikteve”, autoritetet turke kanë konfiskuar filmimin.
Intervista u zhvillua në Ankara në mbrëmjen e 5 shtatorit, ku janë përfshirë edhe pyetje rreth përpjekjes së grusht shtetit në korrik dhe arrestimeve masive që ndodhën pas saj.
Ministri u pyet edhe për situatën e mediave në Turqi dhe pozitën e gruas në shoqërinë turke.