Shëndetësi

Detoksi me sheqer, i shëndetshëm dhe me rezultate të mahnitshme

Nëse keni lexuar për dietat më të fundit, me siguri keni parë trendin e detoksit. Kjo lloj diete përfshin largimin e toksinave nga trupi, dhe deri tani ka pas lloje të ndryshme të këtyre detoksimeve.

Pavarësisht laramanisë në llojet e detokseve, nutricistët thonë se dieta e largimit të sheqerit, është ajo më e shëndetshmja dhe më efektive nga të tjerat.

Largimi i sheqerit artificial nga dieta jonë e përditshme, do të ju ndihmojë të humbni peshë, të keni imunitet më të fortë, dhe gjithashtu është do të ndikojë në lëkurën tonë.

Gjëja e parë që duhet të bëjmë, kur duam të fillojmë detoksimin nga sheqeri, është që tri ditët e para ta eliminojmë kompet sheqerin, jo vetëm atë artificial po edhe atë që gjendet në disa fruta me më shumë sheqer ose perime si, patatet e ëmbla, bizelet, rrushi, misi, etj. Gjithashtu tre ditët e para nuk lejohen as produktet e qumështit dhe as alkooli.

Për shembull, mëngjesi mund të përfshijë tre vezë, të gatuara sido. Dreka mund të përfshijë deri mish pule, peshk dhe një sallatë të gjelbër, dhe darkë është një version më i madh i drekës, ndonëse perime të avulluara si brokoli, kale dhe spinaq mund të hahet në vend të sallatës. Snacks përfshijnë një grusht me arra dhe speca me hummus. Pijet përfshijnë ujë, çaj pa sheqer dhe kafe të zezë.

Sapo të përfundohen tri ditët e para të detoksifikimit të sheqerit, mund të shtoni një mollë. “Ditën e katërt, një mollë shijon karamele,” tha Brooke Alpert, dietolog profesional për CNN Health. “Qepët janë të ëmbla! Bajamet janë të ëmbla! Pasi të keni larguar sheqernat për tri ditë, ju filloni të provoni përsëri sheqernat natyrore”.

Për javën e tretë, ju mund të shtoni kokrra si elbi, quinoa dhe bollgur, madje edhe disa fruta të tjera, duke përfshirë rrushin dhe. Ju gjithashtu mund të keni një gotë verë të kuqe gjatë javës dhe pak çokollatë të errët çdo ditë. “Java tre duhet të jetë mjaft e lehtë,” tha Alpert.

Java e katërt është kur ju mund të shijoni fibra në ditë, përfshirë bukën dhe orizin. “Ju mund të keni një sanduiç në javën e katër, gjë që thjesht i bën gjërat më të lehtë”, tha Alpert.

Java e katërt përcakton pjesën e mirëmbajtjes së planit – megjithëse lejohen përjashtime të qëllimshme, të tilla si akullore ose një copë tortë në një ditëlindje. “Për shkak se sjellja problematike është zhdukur, akullorja një herë ose dy herë nuk do t’ju kthejë në fillim”, tha Alpert.